Dortmundi nuk lejon befasi nga Elversbergu

Futboll

Dortmundi nuk lejon befasi nga Elversbergu

Nga: K.G. Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 17:29
Futbollistët e Dortmundit festojnë golin e dytë

Borussia Dortmundi ka arritur të marrë tri pikë të rëndësishme ndaj skuadrës që po befason këtë sezon në futbollin gjerman, Elversbergut, duke triumfuar me rezultat 2:1 në kuadër të javës së nëntë.

Verdhezinjtë siguruan fitoren në një ndeshje me tri gola, të cilët u shënuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 55-të, Dortmundi kaloi në epërsi. Fabio Silva pasoi te Nmecha në hyrje të zonës, ndërsa ky i fundit, pa u penguar seriozisht nga mbrojtësit, goditi saktë nga 18 metra në këndin e majtë të portës për 1:0.

Në minutën e 71-të, Nmecha realizoi golin e dytë personal dhe të skuadrës. Pas një topi të larguar nga Rohr, mesfushori mori shënjestër nga rreth 22 metra dhe me një goditje spektakolare e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për 2:0.

Elversbergu nuk u dorëzua dhe arriti ta ngushtonte epërsinë në minutën e 81-të. Pas një këndoreje të shkurtër nga krahu i majtë, Le Joncour pasoi në qendër te Futkeu, i cili shënoi për rezultatin 2:1.

Megjithatë, Dortmundi arriti ta ruante epërsinë deri në fund dhe të siguronte fitoren.

Me këtë triumf, Borussia Dortmundi ngjitet në pozitën e dytë me 21 pikë, ndërsa Elversbergu renditet në vendin e shtatë me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat