Martin Odegaard bën dallimin, Arsenali shijon fitoren e radhës

Futboll

Martin Odegaard bën dallimin, Arsenali shijon fitoren e radhës

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 17:59
Arsenal

Arsenali ka shënuar një fitore jo të lehtë në shtëpi ndaj Hull Cityt, në kuadër të xhiros së 10-të në Premier League.

“Topçinjtë” morën pikët e plota falë një triumfi 1-0.

Arsenali rrezikoi që nga minuta e parë për të pasur dy raste shënimi mirëpo Kai Havertz dështoi dy herë nga afërsia.

Heroi i Arsenalit rezultoi të jetë kapiteni Martin Odegaard që përfitoi nga topi i kthyer nga goditja e Noni Madueke (72’).

Arsenali kërkoi edhe një penallti pasi Madueke u faullua brenda zonës, por që gjyqtari nuk e akordoi.

Kësisoj, Arsenali shkon në kuotën e 27 pikëve ndërsa Hull City renditet në pozitën e 13-të me 11 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat