Skuadra e Arsimit sot do të zhvillojë një ndeshje të rëndësishme të kampionatit, kundër Shkëndijës së Haraçinës. Para këtij takimi, pritshmëritë e tij i ka ndarë futbollisti Ebrima Gaye.
Ai pranon se në skuadër mbizotëron zhgënjimi pas dy humbjeve radhazi nga Bregallnica dhe Bashkimi, por thekson se atmosfera mbetet pozitive dhe se të gjithë janë maksimalisht të motivuar për t’u rikthyer te fitoret.
“E dimë se rezultatet në ndeshjet e fundit nuk kanë qenë në favorin tonë, por po punojmë shumë dhe besojmë në cilësitë tona. Sot kemi një mundësi të re për të treguar karakterin dhe për t’u rikthyer me rezultat pozitiv“, deklaroi Gaye.
Duke folur për duelin e sotëm kundër Shkëndijës së Haraçinës, ai theksoi se objektivi i vetëm i Arsimit është marrja e tri pikëve.
“Na pret një ndeshje e vështirë, por jemi të përgatitur të japim maksimumin. Duhet të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri në të fundit. Synimi ynë i vetëm sot është fitorja dhe rikthimi në rrugën e fitoreve“, u shpreh Gaye.