PSG në superformë, 11 fitore radhazi!

Futboll

PSG në superformë, 11 fitore radhazi!

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 13:07
Paris Saint-Germain dhe trajneri Luis Enrique

Paris Saint-Germain po kalon një nga periudhat më të mira të viteve të fundit.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka regjistruar 11 fitore radhazi në të gjitha garat, duke konfirmuar formën fantastike që po kalon.

Fitorja e fundit erdhi ndaj Troyes, me rezultatin minimal 1-0 në “Parc des Princes”. Heroi i mbrëmjes ishte mbrojtësi ukrainas Illia Zabarnyi, i cili realizoi golin vendimtar me kokë, duke i dhuruar PSG-së tri pikë të rëndësishme.

Gjatë kësaj serie fantastike, parisianët kanë mposhtur kundërshtarë të nivelit të lartë, përfshirë Manchester Cityn (4-2), Barcelonën (4-2), Marseille (2-1) dhe Villarrealin (6-0) e shumë ekipe tjera/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat