Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford, e vlefshme për fazën me eliminim direkt në FA Cup.
Mbrojtësi i Kombëtares "tundi rrjetën" në minutën e 76-të, duke sjellë baraspeshën në fushë e për pasojë duke mbajtur ende me shpresë ekipin e tij për avancimin më tutje, teksa në këto çaste sfida ka shkuar në shtesa.,
Pas një pasimi të mirë nga një goditje dënimi, Kacurri u gjend saktë në zonën e vendasve dhe goditi drejt portës, pa i lënë asnjë shans portierit për të reaguar.
Maldini Kacurri ka debutuar me Shqipërinë, në një ndeshje miqësore që kuqezinjtë e zhvilluan me Gjibraltarin. Prania e Kacurrit tek Shqipëria konsiderohet e çmuar dhe me rëndësi të lartë për perspektivën që ai ofron për të ardhmen.