Brajan Gruda ndër më të mirët në Evropë për driblime

Futboll

Brajan Gruda ndër më të mirët në Evropë për driblime

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 14:01
Futbollisti i RB Leipzigut, Brajan Gruda

Futbollisti i RB Leipzigut, Brajan Gruda, po shfaq statistika mbresëlënëse në Bundesligë, sa i përket driblimeve të suksesshme.

Sipas statistikave “OptaFranz” për sezonin 2026/27, Gruda ka realizuar me sukses 36 driblime në kampionatin gjerman.

Në pesë ligat më të forta evropiane, këtë shifër e kanë tejkaluar vetëm tre futbollistë: Lamine Yamal me 49 driblime, Yan Diomande dhe Kylian Mbappe me nga 37.

Kjo statistikë e vendos Grudën në mesin e lojtarëve më efektivë në situatat një kundër një, duke dëshmuar aftësinë e tij për të kaluar kundërshtarët dhe për të krijuar epërsi për skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat