Para dy ditësh, Shqipëria U19 publikoi listën me lojtarët e thirrur për ndeshjet në raundin e 2-të të Kampionatit Europian në Ligën B, kundër Qipros dhe Armenisë.
Në listë, u evidentua qartë mungesa e qendërsulmuesit Arman Durmishit.
Talenti luan me Juventus Nex Gen në Serie C të Italisë, e ku është thirrur shpeshë nga trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luaciano Spalletti te ekipi i parë.
Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, thuhet se Durmishi nuk ka pranuar te luaj më me Shqipërinë U19 dhe kërkon kalimin te Kombëtarja A.
Por kjo nuk është e gjitha. Më tej bëhet e ditur se talenti ka marrë ftesën nga Sllovenia (ka luajtur te Sllovenia U15, U16 dhe U17) për të qenë pjesë e tyre te U21. Deri tani, talenti nuk ka marrë një vendim përfundimtar.