Silas Huber nuk do të mund të vazhdojë më pjesëmarrjen në grumbullimin e parë të tij me kombëtaren A të Zvicrës, pasi vetëm pas dy ditësh është detyruar të largohet.
Portieri i FC Zürichut u godit në fytyrë nga një top, nga distancë e afërt, gjatë stërvitjes së së martës në qendrën sportive Gründenmoos në St. Gallen.
Si pasojë e këtij incidenti, 21-vjeçari pësoi tronditje të trurit (konkusion).
Pas kësaj, Huber u largua nga kampi stërvitor i kombëtares.
Ai ishte paraparë të ishte portieri i katërt në përbërjen e ekipit.
Mungesa e tij nuk do të zëvendësohet me ndonjë lojtar tjetër.
Kështu, për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në Ligën B, përfaqësuesja e Zvicrës do të ketë në dispozicion vetëm 27 futbollistë.
Zvicra do të luajë të premten në Maribor kundër Sllovenisë.
Të hënën në St. Gallen kundër Skocisë.