Milan i thotë “jo” ofertës nga Anglia

Futboll

Milan i thotë “jo” ofertës nga Anglia

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 20:17
Talenti Alphadjo Cisse

Alphadjo Cisse mund të konsiderohet si zbulimi i madh i Milanit këtë sezon dhe i gjithë Serie A. 20-vjeçari ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë Serie A dhe Europa League.

Forma e mirë e tij ka ngjallur interesimin e klubeve të tjera.

Mediet italiane zbulojnë se Milan ka refuzuar së fundmi një ofertë konkrete të ardhur nga Brighton.

Plani i drejtuesve kuqezi është të rinovojnë kontratën aktuale të sulmuesit që skadon në vitin 2030. Për të do të ketë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës në kontratën e re që mendohet të jetë minimumi deri në vitin 2032.

Klubi kuqezi po punon për të finalizuar sa më shpejt kontratën e re, duke ditur interesin në rritje të skuadrave të tjera ndaj Cisse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat