Feliks Nmeça ka shkaktuar polemika nga mënyra e festimit të golit të tij.
Tashmë ai ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”, ku ka sqaruar kuptimin e festimit të tij.
Ai këmbëngul se nuk ka pasur si qëllim të promovoj ndonjë organizatë, diskriminim apo urrejtje. “Jam vënë në dijeni se festimi im i fundit ka shkaktuar disa keqkuptime”, shkroi Nmeça.
“Festimi im nuk ka për qëllim të promovoj veten apo ndonjë organizatë.
Përkundrazi, bëhet fjalë për vendosjen e ‘kurorës’ sime përpara Mbretit që do të vijë së shpejti dhe për të treguar se Jezusi është shpresa dhe forca ime!
Mesazhi im nuk ka qenë kurrë promovimi i intolerancës, diskriminimit apo urrejtjes në çfarëdo forme. Si të krishterë, mesazhi ynë është dashuria dhe respekti për të gjithë, pavarësisht prejardhjes, besimit apo botëkuptimit të tyre.”