Nicolo Zaniolo mungon në supersfidën kundër Francës

Futboll

Nicolo Zaniolo mungon në supersfidën kundër Francës

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 11:46
Nicolo Zaniolo mungon në ndeshjen e Italisë kundër Francës për arsye personale. Ai kërkoi që publiku të respektojë privatësinë e tij

Nicolo Zaniolo ka bërë të ditur të martën arsyet e largimit të papritur nga grumbullimi i Kombëtares së Italisë.

“Largimi nga Coverciano nuk ishte i lehtë. E mora këtë vendim për arsye krejtësisht personale”, - deklaroi sulmuesi i Udineses, duke kërkuar nga publiku që të respektohet privatësia e tij.
Rikthimi i shumëpritur që nuk ndodhi

Kështu, nuk do të realizohet rikthimi që dikur konsiderohej një nga futbollistët më premtues të Italisë.

Për shkak të lëndimeve, 27-vjeçari nuk kishte luajtur për më shumë se dy vjet me te skuadra italiane.

Marrëdhënia e tij me kombëtaren ka qenë mjaft e ndërlikuar:

Qershor 2019, Zaniolo dhe Moise Kean përjashtohen nga grumbullimi i U21-shit për shkak të vonesave të përsëritura.

Tetor 2023, Zaniolo, Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali pezullohen nën dyshimet për përfshirje në baste sportive të paligjshme.

Maj 2024, një frakturë në këmbë, në ndeshjen parafundit të kampionatit, ia pamundëson pjesëmarrjen në

 

Skandali i fundit

Polemikat rreth mesfushorit nuk kanë munguar as jashtë kombëtares.

Në maj të vitit 2025, sipas raportimeve, Zaniolo kishte hyrë në gjendje të dehur në dhomat e zhveshjes së ish-klubit të tij, Romës.

Aty dyshohet se kishte urinuar në ambientet e brendshme dhe kishte sulmuar fizikisht dy futbollistë të rinj, të cilët përfunduan në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat