Rolando Maran ka vendosur për lojtarët që nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen që Kombëtarja do të luajë sot përballë Finlandës.
Burime për media, raportojnë se tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur të lë në tribunë dy yjet e Superiores, Klevi Qefalijan dhe Ysni Ismailin. Ky i fundit, prurja e re e Maran në listën e shpallur për dy ndeshjet.
Po ashtu, nuk do të llogariten as Samuele Sina dhe Feta Fetai, të cilët do ta ndjekin njëjtë nga tribuna këtë përballje.
Një zgjedhje e vështirë e bërë nga tekniku që ka vendosur t’u besojë lojtarëve që kanë marrë më shumë minuta në 4 ndeshjet e para, duke i dhënë përparësi përvojës.
Kujtojmë, Kombëtarja jonë i ka të gjitha shanset për të mbyllur llogaritë me një fitore sot, nëse mposht Finlandën dhe mban kryesimin. Në fushë duhet bërë gjithçka mirë që në fund pikët të mos diskutohen.