Manchester United shkarkon Carrick!
Manchester United ka vendosur, Michael Carrick nuk do të jetë më trajneri i ekipit, i cili tashmë ndodhet në zonën e ftohtë të Premier League angleze.
"Manchester United konfirmon se Michael Carrick është larguar nga posti i trajnerit të ekipit të parë.
Michael u rikthye në klub në muajin janar dhe e udhëhoqi skuadrën drejt përfundimit në vendin e tretë në Premier League, duke fituar 12 nga 17 ndeshjet e mbetura të sezonit 2025/26. Gjatë kësaj periudhe, ai grumbulloi më shumë pikë se çdo skuadër tjetër në ligë.
Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, klubi ka arritur në përfundimin, jashtëzakonisht të vështirë, se nevojitet një ndryshim për të realizuar ambiciet tona.
Michael është dhe do të mbetet gjithmonë një legjendë e Manchester United. Ashtu siç bëri gjatë karrierës së tij si futbollist, edhe gjatë rikthimit në klub ai është sjellë me përkushtim dhe profesionalizëm të nivelit më të lartë.
Udhëheqja e tij dhe arritjet e sezonit të kaluar do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe vlerësim.
Klubi synon të emërojë një trajner të përhershëm si pasardhës të tij sa më shpejt që të jetë e mundur", - thuhet nga klubi.
Sipas medieve britanike në orët e para të ditës së sotme United ka gjetur një akord verbal me Mauricio Pochettino.