Barcelona krijon memorialin e tifozëve pas vdekjes

Futboll

Barcelona krijon memorialin e tifozëve pas vdekjes

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 12:44
Fotoilustrim

Meqenëse dashuria për skuadrën e zemrës është e përjetshme, Barcelona ka ndërmarrë një nismë të veçantë.

Projekti “Memorial FC Barcelona”, me hapjen e parashikuar në vitin 2027, do t’u ofrojë tifozëve mundësinë të prehen përgjithmonë pranë stadiumit të tyre të dashur, “Camp Nou”.

Bëhet fjalë për një varrezë me sipërfaqe 1500 metra katrorë, e vendosur pranë impiantit katalanas.

Një ide që është zbatuar edhe në vende të tjera, si Spanja dhe Brazili.

Nisma pritet të sjellë të ardhura për klubin, i cili përballet me borxhe të konsiderueshme, të shtuara edhe nga kostot e rikonstruksionit të stadiumit. Çmimi fillestar për një vendvarrim do të jetë 2500 euro, pa përfshirë tarifat vjetore shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat