Formacioni zyrtar i kuqezinjve

Futboll

Formacioni zyrtar i kuqezinjve

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 19:47
Formacioni i Shqipërisë dhe Berat Gjimshiti

Trajneri Rolando Maran ka publikuar formacionin zyrtar të Shqipërisë për sfidën e sotme kundër Finlandës në Nations League.

Berisha do të luajë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.

Në mesfushë do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laçi, ndërsa Pilo dhe Muçi do të mbështesin Manajn në majën e sulmit.

Shqipëria kryeson grupin C1 në Nations League me 9 pikë pas 4 takimeve të luajtura.

Një fitore mbrëmjen e sotme në “Air Albania” përballë Finlandës do të afronte akoma më shumë Ligën B për kuqezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat