Ndeshja e sotme ndaj Finlandës do të jetë e veçantë për Rei Manajn, i cili e nis përsëri si titullar në radhët e kuqezinjve.
Sulmuesi i Kombëtares regjistron ndeshjen e tij të 50-të me fanellën e Shqipërisë, ku është që tani mes golashënuesve më të mirë të historisë së saj dhe lojtari i cili po ndjek rekordin e golave të Erjon Bogdanit.
Ndërkaq, për Berat Gjimshitin kjo do të jetë ndeshja e 78-të e tij me fanellën e Kombëtares.
Kështu ai lë pas Klodian Duron me të cilin deri më sot ndante vendin e 5-të në renditjen e të gjitha kohëve me Kombëtaren dhe është vetëm një ndeshje larg vendit të katërt, që mbahet nga një tjetër ish-kapiten legjendar i kuqezinjve, Altin Lala.