Servette Chenois ndahet nga trajneri Cristian Toro

Futboll

Servette Chenois ndahet nga trajneri Cristian Toro

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 23:09
Trajneri Cristian Toro do të largohet nga klubi zviceran në fund të vitit

Servette Chenois do të jetë në kërkim të një trajneri të ri. Trajneri Cristian Toro do të largohet nga klubi zviceran në fund të vitit, me dëshirën e tij.

Klubi zviceran ka njoftuar të enjten se bashkëpunimi me trajnerin argjentinas-spanjoll do të përfundojë më 1 janar 2027.

Toro, i cili kishte kontratë deri në qershor të vitit 2027, ka shprehur dëshirën për të mos e përmbushur marrëveshjen deri në fund. Vendimi i tij është pranuar dhe respektuar nga drejtuesit e klubit.

Në fillim të vitit të ri, skuadrën do ta drejtojë përkohësisht Jeremie Dussolier, aktualisht drejtor teknik i akademisë së klubit.

Cristian Toro iu bashkua Servette Chênois në verën e vitit 2025 dhe gjatë kësaj periudhe ka drejtuar rreth 50 ndeshje.

Në sezonin e tij të parë, ai arriti ta shpallë klubin kampion dhe fitues të Kupës, duke realizuar dopietën e trofeve.

Ndërkohë, në edicionin aktual e udhëhoqi skuadrën drejt fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e fundit në krye të Servette Chênois, Toro do ta zhvillojë më 16 dhjetor, kundër Paris FC, në Ligën e Kampionëve.

Para largimit, skuadrën e presin edhe dy përballje në kampionat, ndaj Luzernit dhe St. Gallenit.

Servette Chenois, që aktualisht kryeson Women's Super League, do ta nisë pjesën e dytë të sezonit me një trajner të ri në pankinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat