Nderim i veçantë për Armando Sadikun

Futboll

Nderim i veçantë për Armando Sadikun

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 23:51
Armand Duka dhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, para disa javësh i dha fund futbollit të luajtur si profesionist, duke “varur këpucët në gozhdë” në moshën 35-vjeçare.

Federata Shqiptare e Futbollit, para ndeshjes së sotme me Finlandën, të vlefshme për Ligën e Kombeve në stadiumin “Air Albania”, i kushtoi nderim të veçantë.

Në ceremoni, presidenti Duka i dorëzoi dekoratë vlerësuese Sadikut, për kontributin e dhënë në Kombëtare, sikurse i ka kushtuar postim të veçantë në rrjetet sociale.

“Sonte, përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri - Finlandë, nderuam një futbollist që ka lënë gjurmë në historinë e Kombëtares sonë, me 39 ndeshje të luajtura dhe 12 gola të realizuar me fanellën kuqezi.

Armando Sadiku do të kujtohet gjithmonë për golin historik ndaj Rumanisë në EURO 2016, që na dhuroi fitoren e parë në një Kampionat Europian. Të falënderoj Armando, për të gjitha emocionet dhe kontributin tënd me fanellën kuqezi! Respekt dhe suksese në kapitullin e ri!”, mesazhi i Dukës kushtuar Armando Sadikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat