Shqiptari i pandalshëm nga gjysma e fushës, trondit Beogradin! Gjermania triumfon, dy kartonë të kuq për Serbinë

Futboll

Shqiptari i pandalshëm nga gjysma e fushës, trondit Beogradin! Gjermania triumfon, dy kartonë të kuq për Serbinë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 nëntor 2026 Në ora: 20:29 Përditësuar në ora: 23:27 më 13.11.2026
Futbollisti shqiptar Brajan Gruda në dyluftim me një lojtar serb. I pakapshëm në fushë, Gruda ishte edhe autor i golit të tretë

Shqiptari që shënoi kundër Serbisë në Beograd vlerësohet me notën 9.0

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda, i cili luajti për 86 minuta me fanellën e Gjermanisë në përballjen ndaj Serbisë në Beograd, është shpallur lojtari i ndeshjes nga platforma e specializuar e statistikave sportive “Sofascore”.

Gruda realizoi në minutën e 50-të, në fitoren 3:1 të Gjermanisë ndaj Serbisë, në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd.

Futbollisti shqiptar shkëlqeu me një aksion individual, duke depërtuar nga gjysma e fushës, duke kaluar dy futbollistë serbë dhe më pas, nga rreth 17 metra, dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për rezultatin 0:3.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën fantastike 9.0 nga “Sofascore”.

Te Gjermania, pas Grudës, vlerësimin më të lartë e mori Maximilian Mittelstadt, me notën 8.5.

Për Grudën, kjo ndeshje do të mbetet e veçantë, pasi në debutimin e tij me Kombëtaren A të Gjermanisë arriti të shënojë golin e parë, dhe atë pikërisht në Beograd, përballë Serbisë.

Gruda feston me Wirtzin

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyesjme sonte në stadiumin “Rajko Mitiç ” në Beograd, duke shënuar në fitoren bindëse të Gjermanisë me rezultat 3:1 ndaj Serbisë, në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve.

Gruda e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke e arsyetuar besimin e dhënë nga përzgjedhësi Jurgen Klopp.

Futbollisti shqiptar u zëvendësua në minutën e 86-të.

Interesant është fakti se Gruda golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Kombëtares së Gjermanisë e realizoi pikërisht ndaj Serbisë.

Serbia – Gjermania 1:3
Shënues: Babiq (56') - Babiq (3' - autogol), Wirtz (14'), Gruda (50').
Kartona të verdhë: Babiq, Sukaçev  - Gruida.
Kartoni i kuq: Dragojeviq e Zhivkoviq.

Serbia: V. Milinkoviq-Saviq.- Gudelj, Milenkoviq, Babiq, Nedelkoviq, S. Milinkoviq-Saviq (Kostov 85'), Xhodiq (Dragojeviq 46'), Sukaçev, Samarxhiq (Zhivkoviq 46') Tadiç (Luçiç 64') dhe Cvetkoviq (Mitroviq 73').
Gjermania: Ter Stegen, Treu (Baku 74'), Thiaw, Tah, Mittelstadt, Kimmich, Pavlloviq (Bischof  74'), Wirtz (Nmecha 81'), Gruda (El Mala 86'), Havertz (Fullkrug  74'), Scherhant.

Ndeshja filloi në kushte me shi, ndërsa para fillimit të saj u mbajt një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit Xhevat Prekazi, i cili ndërroi jetë më 8 nëntor.

Ndeshja u zhvillua pa praninë e publikut të zakonshëm, pasi Serbia ishte dënuar për shkak të sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve të saj. Megjithatë, në stadium u lejuan grupe të organizuara fëmijësh.

Në minutën e tretë, Mittelstädt ekzekutoi një goditje nga këndi, duke e dërguar topin në zonën e rreptësisë. Havertz, i pambuluar, kërceu dhe goditi me kokë. Topi u përplas në pjesën e poshtme të barkut të

Babiqit dhe përfundoi në këndin e poshtëm të majtë të portës. Ky autogol i dha Gjermanisë epërsinë 0:1.

Në minutën e 14-të, Gjermania shënoi edhe golin e dytë! Florian Wirtz realizoi nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultatin 0:2.

Në minutën e 50-të, futbollisti shqiptar Brajan Gruda realizoi një gol të jashtëzakonshëm në Beograd!

Ai e mori topin në mesin e fushës dhe, me një aksion individual fantastik, kaloi dy mbrojtës serbë. Gruda vazhdoi depërtimin dhe, nga rreth 17 metra, goditi saktë në këndin e poshtëm të majtë të portës serbe, duke e çuar rezultatin në 0:3.

Në minutën e 56-të, Babiq shënoi për Serbinë, duke ngushtuar rezultatin në 1:3.

Në minutën e 76-të, VAR-i ndërhyri dhe anuloi vendimin fillestar për karton të verdhë, duke e ndryshuar atë në karton të kuq direkt për futbollistin serb Vanja Dragojeviq.

Në minutën e 89-të, edhe Andrija Zhivkoviq i Serbisë u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën vendëse me dy lojtarë më pak.

Holanda ngjitet në vendin e parë me 11 pikë. Gjermania dhe Greqia kanë nga 8 pikë, ndërsa Serbia renditet në fund të grupit pa asnjë pikë.

Gjermania superiore

(E plotësuar) - 86' Brajan Gruda e përfundon paraqitjen e tij në ndeshjen e sotme dhe zëvendësohet nga Said El Mala (Gjermani).

82' Gjermania afër fitores.

76' VAR-i ndërhyn dhe anulon kartonin e verdhë, duke e ndryshuar atë në karton të kuq direkt për Vanja Dragojeviqin e Serbisë. Ai përjashtohet nga loja!

73' Gjermania e kontrollon lojën.

67' Gjermana shtron presionin ndaj rivalit.

Serbia – Gjermania 1:3
Shënues: Babiq (56') - Babiq (3' - autogol), Wirtz (14'), Gruda (50').
Kartona të verdhë: Babiq, Sukaçev  - Gruida.
Kartoni i kuq: Dragojeviq.

Serbia: V. Milinkoviq-Saviq.- Gudelj, Milenkoviq, Babiq, Nedelkoviq, S. Milinkoviq-Saviq (Kostov 85'), Xhodiq (Dragojeviq 46'), Sukaçev, Samarxhiq (Zhivkoviq 46') Tadiç (Luçiç 64') dhe Cvetkoviq (Mitroviq 73').
Gjermania: Ter Stegen, Treu (Baku 74'), Thiaw, Tah, Mittelstadt, Kimmich, Pavlloviq (Bischof  74'), Wirtz (Nmecha 81'), Gruda (El Mala 86'), Havertz (Fullkrug  74'), Scherhant.

61' Gjermania po gabon disa herë në repartin e mbrojtjes dhe duhet të jetë shumë më e kujdesshme për të mos rrezikuar epërsinë në rezultat.

56' Babiq shënoi nga afërsia, 1:3. 

50’ Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, realizon një gol të jashtëzakonshëm në Beograd!
Ai mori topin në mesin e fushës dhe, me një aksion individual fantastik, kaloi dy mbrojtës serbë. Gruda vazhdoi vrapimin dhe, nga rreth 17 metra, goditi në këndin e poshtëm të majtë të portës serbe, 0:3.

50' Gruda më shokë po tregojnë angazhim të madh në Beograd.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë e takimit.

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda ka treguar paraqitje të mirë me fanellën e Gjermanisë. Megjithatë, në minutën e 41-të, ai u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj kundërshtarit.

45' Gjermania po tregon fuqinë në Beograd.

41' Brajan Gruda i Gjermanisë ndëshkohet me karton të verdhë pasi rrëzon një kundërshtar.

38' Gjermanët po luajnë me kujdes dhe me synime që të thellojnë epërsinë.

34' Gjermania e ka iniciativën, synon golin e tretë.

28’ Futbollisti shqiptar Brajan Gruda po zhvillon një paraqitje shumë të mirë në Beograd, duke treguar cilësitë e tij në fanellën e kombëtares gjermane.

23' Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, duket i qetë dhe i kënaqur me rezultatin që po regjistron skuadra e tij, ndërsa shiu vazhdon të bjerë në stadiumin e Beogradit.

20’ Gjermania po dominon ashtu siç i ka hije.

14' Gjermania shënon edhe golin e dytë! Florian Wirtz realizon nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultatin 0:2.

12’ Gjermania dominon në Beograd! Gjermanët po tregojnë lojë më të mirë në këto minuta dhe po e diktojnë ritmin e ndeshjes, duke mbajtur iniciativën ndaj Serbisë.

6’ Shi i madh po bie në Beograd, ndërsa ndeshja po zhvillohet në një stadium pa praninë e shikuesve.
Dënimi ndaj Serbisë është vendosur për shkak të sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve serbë.

3’ Mittelstadt e ekzekuton goditjen nga këndi, duke e dërguar topin në zonën e rreptësisë. Havertz, i pambuluar, kërcen dhe godet me kokë. Topi përplaset në pjesën e poshtme të barkut të Babiqit dhe, përfundon në këndin e poshtëm të majtë të portës.

1' Fillon ndeshja.

Gjermania është favorit dhe pret tw kthehet me pikë të plota nga Beogradi.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Gruda po kalon në një sezon mjaft të mirë

Një shqiptar do të luajë nga fillimi për kombëtaren e Gjermanisë, në ndeshjen e sontme ndaj Serbisë në Beograd.

Bëhet fjalë për Brajan Grudën, të cilit Jurgen Kloppi i ka besuar ta startojë nga fillimi ndeshjen ndaj Serbisë, e cila i përket xhiros së pestë të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Gruda po kalon në një sezon mjaft të mirë në Bundesliga me RB Leipzigun, duke shënuar dy gola e duke dhuruar pesë asistime në të gjitha garat.

Ai aktualisht është i huazuar nga Brightoni, deri në qershor të vitit 2027.

Ky do të jetë debutimi i tij me kombëtaren A të Gjermanisë, pasi deri më tani ishte pjesë e kombëtares U21 të Gjermanisë.

Gruda është me origjinë nga Shqipëria, dhe edhe pse ishte kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, interesimi i tij ishte gjithmonë te Gjermania..

Shqiptari titullar në Beograd ndaj Serbisë

Përballja ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd.

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, do të jetë titullar te kombëtarja e Gjermanisë dhe do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Vëmendja do të jetë te lojtari shqiptar Brajan Gruda, i cili do të luajë në Beograd përballë Serbisë.

Serbia – Gjermania

Serbia: V. Milinkoviq-Saviq.- Gudelj, Milenkoviq, Babiq, Nedelkoviq, S. Milinkoviq-Saviq, Xhodiq, Sukaçev, Samarxhiq, Tadiç dhe Cvetkoviq.
Gjermania: Ter Stegen, Treu, Thiaw, Tah, Mittelstadt, Kimmich, Pavlloviq, Wirtz, Gruda, Havertz, Scherhant.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat