Kartoni i kuq për Hoxhën dhe traversa, Kosova zhgënjen në Prishtinë dhe tash i ka sytë nga Irlanda

Futboll

Kartoni i kuq për Hoxhën dhe traversa, Kosova zhgënjen në Prishtinë dhe tash i ka sytë nga Irlanda

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 nëntor 2026 Në ora: 13:58 Përditësuar në ora: 16:50 më 14.11.2026
Edon Zhegrova godet nga rreth 18 metra në drejtim të portës së Izraelit!

Kosova dominon lojën, por nuk arrin të fitojë!

Kombëtarja e Kosovës ka zhgënjyer me rezultat, duke barazuar 0:0 me Izraelin në përballjen e zhvilluar para rreth 12 mijë shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky është barazimi i dytë radhazi i Kosovës ndaj Izraelit në këtë edicion të Ligës B të Kombeve.

Gjithçka u vështirësua në minutën e 67-të, kur futbollisti Veldin Hoxha u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë. Kështu, Dardanët mbetën me një lojtar më pak në 23 minutat e fundit të ndeshjes.

Kosova - Izraeli 0:0

Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Kartona të verdhë: Hoxha - Dasa, Gandelman, Feingold.
Kartoni i kuq: Hoxha.
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova (Kacuri 82'), Rashica (Zabërgja 68') dhe Muriqi (Asllani 68').
Izraeli: Da. Peretz, Dasa (Feingold 62'), Shlomo, Yehosha, Nachmias (Shua 76'), Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay (Turgeman 70'), Gloukh dhe Toklomati (Gandelman 62').

Kosova e nisi mirë takimin dhe që në minutën e 3-të krijoi rastin e parë, kur Kreshnik Hajrizi rrezikoi me një goditje, por topi përfundoi larg mbi portë.

Në minutën e 8-të, Edon Zhegrova, pas një veprimi individual, goditi nga rreth 17 metra, por topi kaloi vetëm disa centimetra pranë shtyllës së djathtë. Fat i madh për mysafirët!

Në minutën e 17-të, Milot Rashica lirohet bukur dhe godet nga 17-18 metra në këndin e poshtëm të majtë, por portieri izraelit Daniel Peretz, me majat e gishtave, e devijoi topin në këndore.

Lindrit Kamberi debutoi me Kombëtaren e Kosovës dhe tregoi paraqitje shumë të mirë. Ai ishte i pafat në minutën e 41-të, kur goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë.

Në minutën e 67-të, Kosovës iu vështirësuan edhe më shumë punët, pasi Veldin Hoxha, pas një ndërhyrjeje, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Në minutën e 73-të, Edon Zhegrova shpërdoroi një mundësi të mirë shënimi, pasi goditja e tij nga 14-15 metra përfundoi jashtë shtyllës së majtë të portës izraelite.

Në minutën e fundit, Baton Zabërgja depërtoi bukur dhe goditi nga 14-15 metra, por portieri izraelit arriti ta ndalë goditjen e tij.

Pas xhiros së pestë në Grupin 3, Kosova renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë, një ndeshje më shumë se Austria, që kryeson me tetë pikë. Republika e Irlandës renditet e treta me pesë pikë, ndërsa Izraeli mbyll renditjen me tri pikë.

Tashmë, Dardanët i kanë sytë nga përballja e ardhshme (më 17 nëntor, 20.45) me Republikën e Irlandës në Dublin, ku do të kërkojnë pikë të rëndësishme për vazhdimin e garës.

Kosova po sulmon

(E plotësuar) – 90’ Baton Zabërgja depërton bukur dhe godet nga 14-15 metra, por portieri izraelit arrin ta ndalë goditjen e tij!

Kosova - Izraeli 0:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: 
Kartoni i kuq: Hoxha.

Kartona të verdhë: Hoxha - Dasa, Gandelman, Feingold.
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova (Kacuri 82'), Rashica (Zabërgja 68') dhe Muriqi (Asllani 68').
Izraeli: Da. Peretz, Dasa (Feingold 62'), Shlomo, Yehosha, Nachmias (Shua 76'), Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay (Turgeman 70'), Gloukh dhe Toklomati (Gandelman 62').

87’ Po afrohet fundi i ndeshjes, por në Prishtinë ende nuk ka gola. Kosova – Izraeli 0:0!

84’ Dardanët tanë po kërkojnë golin e fitores, tri pikë që do të ishin shumë të rëndësishme para udhëtimit në Dublin!

82' Kosova e kërkon golin.

80' Kosova ka presionin e rezultatit. 

Kosova - Izraeli 0:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: 
Kartoni i kuq: Hoxha.

Kartona të verdhë: Hoxha - Dasa, Gandelman, Feingold.
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova (Kacuri 82'), Rashica (Zabërgja 68') dhe Muriqi (Asllani 68').
Izraeli: Da. Peretz, Dasa (Feingold 62'), Shlomo, Yehosha, Nachmias (Shua 76'), Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay (Turgeman 70'), Gloukh dhe Toklomati (Gandelman 62').

77’ – Ende nuk ka gola në Prishtinë! Kosova – Izraeli 0:0. Dardanët vazhdojnë të kërkojnë golin, pavarësisht se luajnë me një futbollist më pak.

73’ Edon Zhegrova shpërdoron një mundësi të mirë shënimi! Goditja e tij përfundon jashtë shtyllës së majtë të portës izraelite.

72' Kosova ka një lojtarë më pak në fushë.67’ Lajm i keq për Kosovën! Veldin Hoxha ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja. Dardanët mbeten me një lojtar më pak!

47' Fillon pjesa e dytë. 

60’ – Kosova po kërkon me ngulm golin e epërsisë, duke vazhduar presionin ndaj Izraelit!

56’ – Kosova po dominon lojën dhe po ushtron presion të vazhdueshëm ndaj Izraelit!

50’ – Ritëm i mirë i lojës, me Kosovën që vazhdon të kërkojë golin!

Mbyllet pjesa e parë.

43' Kosova ka shtuar presionin.

41’ I pafat Lindrit Kamberi! Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Kosovës, qendërmbrojtësi godet bukur me kokë, por topi përplaset në traversë!

40’ Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri”, tifozët brohorasin në kor: “Hajde Kosovë!”

38'  Edhe Izraeli po tregon lojë të mirë.

33'Ndeshje e hapur.

30’ Kosova po e kontrollon lojën dhe po krijon raste shënimi, por ende nuk po arrin ta gjejë rrugën drejt golit!

27’ Lindrit Kamberi ka debutuar me Kombëtaren e Kosovës dhe po tregon paraqitje shumë të mirë në fushë!

25' Portieri Amir Shaipi reagon bukur dhe dëbon topin në korne.

23’ Zhegrova e Rashica të rrezikshëm për portën rivale. 

21' Lojë e mirë në stadiumin në Prishtinë.

17’ Milot Rashica lirohet bukur dhe godet nga 17-18 metra në këndin e poshtëm të majtë, por portieri izraelit Daniel Peretz, me majat e gishtave, e devijon topin në këndore!

14’ Edon Zhegrova vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm për mbrojtjen e Izraelit!

12’ Kosova po dominon.

Kosova - Izraeli 0:0
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: 
Kartona të verdhë: Hoxha.
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Izraeli: Da. Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh dhe Tociomit.

8’ Edon Zhegrova me një veprim mjeshtëror! Godet nga rreth 17 metra, por topi kalon vetëm disa centimetra pranë shtyllës së djathtë. Fat i madh për mysafirët!

6’ Ndeshje e mirë në minutat e para.

3’ Kreshnik Hajrizi rrezikon në një rast të mirë shënimi, por gjuan mbi portë!

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Kosova dhe Izraeli masin forcat

Kosova dhe Izraeli masin forcat prej orës 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sfida më e rëndësishme deri tani vlen për raundin e pestë në Grupin B të Ligës së Kombeve.

Kosovës i duhen 3 pikët e radhës.

Vendi i dytë, ku aktualisht ndodhet, është i domosdoshëm. Kjo pasi vetëm kështu do të vendoset në vazon e dytë për shortin e kulifikueseve të Europianit.

Ndeshja fillon nga ora 15:00

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Grupin B3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 

Skuadra e Franco Fodës vjen në këtë takim pas katër ndeshjeve në të cilat ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar pesë pikë.

Kjo e rendit Kosovën në pozitën e dytë në Grupin B3, tri pikë prapa Austrisë.

Kosova - Izraeli
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Izraeli: Da. Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh dhe Toklomati..

Dardanët synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës 

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot një ndeshje të rëndësishme, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pret Izraelin.

Dardanët synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës vendase dhe përkrahjen e tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje, e cila ka rëndësi të veçantë për objektivat e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Franco Fodës vjen në këtë takim pas katër ndeshjeve në të cilat ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar pesë pikë. Kjo e rendit Kosovën në pozitën e dytë në Grupin B3, tri pikë prapa Austrisë.

Kosova - Izraeli
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Izraeli: Da. Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh dhe Toklomati .

Kosova gati

Përzgjedhësi i Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Izraelit.

Dardanët do ta nisin takimin me skemën 4-1-4-1, ku në portë do të jetë Shaipi, ndërsa në repartin defensiv Kamberi, HajrizI, Krasniqi dhe Gallapeni.

Në mesfushë do të luajnë Avdullahu, Zhegrova, Vojvoda, Hoxha dhe Rashica, ndërsa në sulm i vetëm do të jetë Vedat Muriqi.

Kosova synon fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Izraelit

Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen me Izraelin, e cila zhvillohet sot në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve.

Dardanët synojnë fitoren në garën për vendin e dytë në grup. Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Formacionet zyrtare tashmë janë publikuar, ndërsa Kosova synon që pikët e plota të mbeten në Prishtinë.
Austria kryeson grupin me tetë pikë, ndërsa Kosova dhe Republika e Irlandës kanë nga pesë pikë. Izraeli renditet në vendin e fundit me dy pikë.

Kosova - Izraeli

Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.

Izraeli: Da. Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh dhe Toklomati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat