Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës: Nuk i shfrytëzuam rastet për fitore ndaj Izraelit

Futboll

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës: Nuk i shfrytëzuam rastet për fitore ndaj Izraelit

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 17:22
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur pas barazimit 0:0 ndaj Izraelit, duke theksuar se skuadra nuk arriti t’i konkretizonte rastet e krijuara.

“E nisëm mirë pjesën e parë, sidomos 25 minutat e para. Krijuam raste, por nuk i shfrytëzuam për të arritur te fitorja. Megjithatë, jam i kënaqur me ekipin”, deklaroi Foda.

I pyetur nëse Kosovës i mungojnë futbollistë si Muslija dhe Celina dhe nëse ka lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ata, Foda u përgjigj:

“Lojtarë si Muslija na mungojnë për finalizimin e aksioneve, por edhe me futbollistët që kemi arritur të fitojmë dhe të shënojmë gola. Do të mundohemi të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat