Kombëtarja “makth” për rivalin e sotëm, statistikat nuk nuk lënë vend për dyshime

Futboll

Kombëtarja “makth” për rivalin e sotëm, statistikat nuk nuk lënë vend për dyshime

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 11:09
Tri ndeshjet e kaluara

Teksa Shqipëria do të “përplaset” sonte prej orës 18:00 me Bjellorusinë në transfertë, stadiumi i Budapestit (Hungari), në kuadrin e Ligës së Kombeve, numrat janë në favor të kuqezinjve.

Në 3 ndeshjet e fundit mes këtyre dy kombëtareve, Shqipëria ka 3 fitrore dhe 7 gola të shënuar kjo. Kjo e dhënë jep shpresë të madhe në marrjen e një tjetër rezultati pozitiv edhe sonte.

Konkretisht në 4 shtator të vitit 2020, kuqezinjtë fituan në Minsk me shifrat 2 – 0, ku shënuan Cikalleshi dhe Bare. Precedenti tjetër përkon me 18 nëntor të 2020, në Tiranë, 3 – 2.

Rrugën e rrjetës e gjetën Cikalleshi (dopietë) dhe Manaj. E fundit ishte sfida e këtij viti, saktësisht 26 shtator, 2 – 0 për Shqipërin në “Air Albania”, vendosën golat e Asllanit dhe Muçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat