Të hënën, Zvicra përballet me Skocinë në St. Gallen, në ndeshjen përmbyllëse të Ligës së Kombeve. Ricardo
Rodriguez mund të zhvillojë ndeshjen e tij të 150-të me fanellën e kombëtares zvicerane.
Zvicra synon ta përmbyllë këtë edicion me fitore, pas sigurimit të rikthimit në Ligën A.
Duhet theksuar se pjesë e kombëtares zvicerane janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Ardon Jashari dhe Adrian Bajrami.