Ferizaj fiton ndaj Besës, i afrohet vendit të dytë

Futboll

Ferizaj fiton ndaj Besës, i afrohet vendit të dytë

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 15:16
Ferizaj vazhdon garën për kreun e tabelës

Ferizaj është kthyer me pikë të plota nga fusha “Tahir Vokshi” në Brestovik.

Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Besës, në takimin e javës së 16-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Për fitoren e Ferizajt realizuan Emir Skenderi (23’), Sinan Kadiri (60’) dhe Artin Kurtaj (90’).

Me këtë fitore, Ferizaj vazhdon garën për kreun e tabelës dhe i afrohet vendit të dytë.

Liria kryeson renditjen me 36 pikë, e ndjekur nga Prishtina e Re me 33 pikë dhe Ferizaj me 30 pikë. Ndërkohë, Besa renditet në vendin e 15-të me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat