Ndërsa ndeshja Bjellorusi – Shqipëri është në “derë”, pak çaste nga nisja e duelit, në media po qarkullon formacioni i mundshëm që trajneri Rolando Maran do të aplikojë sot nga minuta e parë.
Sistemi do të jetë i njëjti sikurse me Finlandën, 3-4-2-1.
Porta i është besuar Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja me 3 përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.
Hysaj e Pilo do të mbulojnë pozicionet e linjave në mesfushë, kurse numri në fushë “6” ka “pronar” Shehun, shkak mungesës së Ramadanit. Më i avancuar si “8” nuk diskutohet Asllani. Myrto Uzuni do të zëvendësojë të dëmtuarin Ernest Muçi.
Sulmuesi beratas dhe Qazim Laçi do t’i vijnë në “ndihmë” qendërsulmuesit Rey Manaj. Kombëtares i mjafton edhe 1 pikë ndaj Bjellorusisë për të mbajtur vendin e parë në Grupin 1, Liga C, Liga e Kombeve.