Pas katër vitesh pezullim, rikthim i madh

Futboll

Pas katër vitesh pezullim, rikthim i madh

Nga: B.S Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 19:07
Mario Vushkoviq rikthehet në fushë pas një pritjeje të gjatë!

Mario Vushkoviq u desh të priste plot 1467 ditë për këtë moment, i cili më në fund erdhi në ndeshjen miqësore kundër skuadrës kroate të elitës, Hajduku nga Spliti.

Futbollisti kroat e ka vuajtur dënimin e gjatë për doping dhe tashmë ka të drejtë të luajë sërish për Hamburgun.

Përballë ish-klubit të tij, ku ishte formuar si futbollist, ai u paraqit për herë të parë me fanellën me numrin 44, të cilin sezonin e kaluar te Hamburgu e kishte bartur vëllai i tij, Luka.

Debutimi në Bundesligë në derbin verior apo kundër Bayern Munihut?

24-vjeçari luajti 65 minuta në ndeshjen e rikthimit, para se trajneri Merlin Polzin ta zëvendësonte në momentin kur rezultati ishte 0:1.

Bakery Jatta arriti ta barazonte rezultatin, por heroi i mbrëmjes, pa dyshim, ishte futbollisti i rikthyer, Vushkoviq.
Plot 54.215 tifozë dëshironin ta shihnin rikthimin e tij, ndërsa stadiumi “Volkspark” ishte pothuajse i mbushur deri në fund.

Ndeshjet e para të mundshme të Vushkoviqit në Bundesligë me fanellën e Hamburgut, deri më tani ai kishte luajtur vetëm në Bundesliga 2 – janë mjaft interesante.

Të dielën Hamburgu përballet me Werder Bremenin në derbin verior, ndërsa një javë më vonë në Hamburg mysafir do të jetë Bayern Munih.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat