Juljan Shehu u shpreh me optimizëm pas fitores 0-2 me Bjellorusinë.
Nga Budapesti, mesfushori i Shqipërisë foli për mediat për ambiciet e skuadrës për kualifikueset e Europianit.
"Si u ndjetë? Të them të drejtën jam i lumtur që performova mirë. Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtën mirë edhe në vazhdim dhe të mbajmë ritmin
Ngjitja në Ligën B? Kemi potencialin e duhur për tu përballur edhe me ekipe të forta. Të jemi edhe me këmbët në tokë.
Kualifikueset? Shpresojjmë të arrijmë nga kualifikueset e Europianit. Do ishte gjëja më e bukur për ne. Nga play offi ka shkallë më të lartë vështirësie", tha Shehu.