Media spanjolle mahnitet me shqiptarin: Udhëheq spektaklin

Futboll

Media spanjolle mahnitet me shqiptarin: Udhëheq spektaklin

Nga: K.G. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 23:56
Futbollistët e Gjermanisë festojnë njërin prej golave së bashku me shqiptarin Brajan Gruda - i pari djathtas

Për futbollistin shqiptar Brajan Gruda ka shkruar fjalë të mëdha edhe media prestigjioze spanjolle.

Gazeta e njohur “Marca” i ka kushtuar vëmendje paraqitjes së jashtëzakonshme të tij në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës.

Gruda shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime në këtë fitore bindëse të Gjermanisë, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve. Me këtë triumf, Gjermania siguroi vendin e parë në grup me 11 pikë.

Në artikullin e saj, “Marca” e veçon shqiptarin me titullin “Gruda udhëheq spektaklin”, duke vlerësuar paraqitjen e tij fantastike.

“Gruda udhëheq spektaklin!

Nga minuta e 40-të e pjesës së parë, Gjermania u shndërrua në një makineri të vërtetë futbolli përballë Holandës, e cila ishte zhdukur plotësisht nga fusha e lojës.

Skuadra e Xavit kaloi nga fitorja 7:0 ndaj Greqisë, të premten e kaluar, në një humbje të rëndë 5:0 këtë të hënë në Berlin.

Golin e parë e shënoi Scherhant, pak para përfundimit të pjesës së parë, me një goditje karakteristike nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës së Verbruggenit.

Më pas, në skenë dolën edhe të tjerët.

Gruda e kompletoi spektaklin e tij duke shënuar golin e pestë. Në dekadën e fundit, vetëm Musiala ka zhvilluar një ndeshje me Gjermaninë me më shumë driblime të suksesshme sesa Gruda.

Para golit të tij, Wirtz, me dy realizime, dhe Schlotterbeck, me një goditje me kokë, kishin shënuar gjithashtu.

Ndërkohë, Gruda, i huazuar nga Brightoni te Leipzigu, regjistroi edhe dy asistime”, shkruan “Marca”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat