Juventusi mendon shkëmbimin për Zhegrovën

Futboll

Juventusi mendon shkëmbimin për Zhegrovën

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 12:57
Sulmuesi anësor, Edon Zhegrova

Klubi i Juventus po planifikon lëvizje të reja në merkaton e janarit, duke kërkuar një sulmues qendror sipas kërkesave të trajnerit Luciano Spalletti.

Një nga pistat kryesore të drejtuesve bardhezi çon te sulmuesi norvegjez i Atletico Madrid, Alexander Sorloth, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në Spanjë.

Lojtari 31-vjeçar ka luajtur vetëm 155 minuta në 6 ndeshje këtë sezon nën drejtimin e Diego Simeone, pa arritur të lërë gjurmë me gola apo asiste. Ndërkohë, te skuadra madrilene po spikat Jonathan David, i cili u huazua verën e kaluar për 25 milionë euro dhe tashmë numëron 3 gola e 2 asiste në 11 paraqitje.

Si alternativë për repartin e avancuar, mediat italiane raportojnë se Juventus po mendon edhe një shkëmbim të mundshëm me klubin e Monaco. Kjo marrëveshje do të përfshinte transferimin e Folarin Balogun në Torino, ndërsa në drejtim të Francës do të kalonte sulmuesi anësor, Edon Zhegrova.

Lojtari i Kosovës, i cili aktualisht po vuan nga një dëmtim, u ble nga Lille në vitin 2025 për 15.5 milionë euro, por nuk ka arritur të gjejë minuta. Zhegrova ka regjistruar vetëm 2 gola dhe 2 asiste në 36 ndeshje me fanellën bardhezi, ku ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030 me pagë 2.5 milionë euro neto në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat