​Mediumi italian: Zhegrova nuk është i lënduar

Futboll

​Mediumi italian: Zhegrova nuk është i lënduar

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 13:56
Edon Zhegrova

Juventusi vazhdon të përballet me probleme të shumta në prag të rikthimit të garave, ndërsa në mesin e lojtarëve që nuk pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës është edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se Zhegrova është rikthyer nga angazhimet me Përfaqësuesen e Kosovës i lodhur dhe nuk pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.

Megjithatë, ekzaminimet kanë përjashtuar ndonjë lëndim serioz, çka është lajm pozitiv për skuadrën torineze dhe futbollistin kosovar.

Situata e Zhegrovës nuk është problemi i vetëm për Spallettin, pasi Juventusi po përballet me një numër të madh mungesash. Përveç tij, edhe Zeki Celik nuk pritet të rikthehet në fushë për fundjavë, ndërsa kthimi i Pierre Kalulu dhe Nico Gonzalez është shtyrë, me të dy që synojnë të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Comos.

Juventusi do të ketë në dispozicion edhe disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm që mungojnë për shkak të lëndimeve, ndërsa rikthimi i Francisco Conceicaos dhe Andrea Cambiasos paraqet një lajm pozitiv për trajnerin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat