Bilanci i Kombëtares në Ligën e Kombeve

Futboll

Bilanci i Kombëtares në Ligën e Kombeve

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 18:09
Futbollistët e Kombëtares Shqiptare

Rolando Maran aktivizoi 25 futbollistë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, që i shërbyen atij për të vendosur disa baza për formacionin dhe strategjinë e lojës së Kombëtares.

I vetmi që u aktivizua në të gjitha ndeshjet pa humbur asnjë minutë ishte mbrojtësi Ardian Ismajli, i ndjekur nga Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti.

Gjashtë lojtarë gjetën rrugën e rrjetës, ku goleadori ishte Rei Manaj.

Sulmuesi 29-vjeçar realizoi 4 gola, ndërsa Asllani 3, Muçi 2, ndërsa të tjerët Hysaj, Mehmeti dhe Uzuni nga 1 gol.

Gjithashtu Manaj kryeson me dy asiste, po aq sa Hysaj.

Lojtari që ka vrapuar më shumë gjatë 6 ndeshjeve ishte Kristjan Asllani, mesatarisht 10.7 kilometër dhe në vendin e dytë është Stavro Pilo me 9.9.

Ky i fundit ishte një nga zbulimet e këtij edicioni dhe bashkë me Muçin ndan vendin e parë për sprinte gjatë ndeshjeve, 16.6 për ndeshje.

Shpejtësinë më të lartë të arritur e ka Ardian Ismajli, 36 km/h.

Më i sakti në pasime ka rezultuar Mario Mitaj, me 94% të kombinimeve me shokët e skuadrës.

Lojtari me notën më të lartë në këtë Ligë Kombesh është Kristjan Asllani, 7.9 duke lënë pas Hysajn me 7.7 dhe Manajn me 7.3.

Kombëtarja shqiptare e mbylli në vendin e parë grupin C1 të Ligës së Kombeve duke u ngjitur në Ligën B dhe duke siguruar Play Off-in e Europianit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat