Vinicius: Jam një nga më të mirët në Botë!

Futboll

Vinicius: Jam një nga më të mirët në Botë!

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 18:31
Futbollisti Vinicius Junior

Vinicius, i cili shënoi dy herë në humbjen e Brazilit ndaj Japonisë të shtunën, pranon se ishte nën atë që priste nga vetja në momentet vendimtare. Me “Copa America” në horizont, sulmuesi brazilian është i qartë se kush duhet të marrë përgjegjësinë.

“Përgjegjësia më e madhe më takon mua sepse kam më shumë përvojë, sepse jam një nga më të mirët në botë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Më pas lojtari ka bërë me faj veten, por edhe faktorë të tjerë, që kanë sjellë sipas tij rënjen drastike të formës. ”Nuk mendoj se u përgatita mirë pas Kupës së Botës sepse ndikimi i këtij turneu është shumë i rëndësishëm për të gjithë brazilianët.

Humbja kaq e hershme ishte diçka që nuk e prisnim. Kështu që përfitova nga pushimet për të shijuar, pushuar, relaksuar dhe për të kaluar më shumë kohë me familjen time. Në fund stërvita më pak se vitet e fundit”, tha ai. Më pas Vinicius shtoi.

“Kjo mund të ketë ndikuar në fillimin tim të sezonit.

Gjithashtu, sa i përket rinovimit të kontratës sime, me kaq shumë klube të interesuara verën e kaluar, u ndjeva vërtet i mbingarkuar, ashtu siç ishte situata te Real Madrid. Por sezoni është shumë i gjatë”. Sulmuesi brazilian ka realizuar vetëm një gol dhe ka dhënë tri asistime në 12 paraqitje për skuadrën e Zhose Murinjos këtë sezon.

Gjatë verës, Vinicius ishte lidhur me një transferim te Arsenali, kampion i Premier Ligës, pasi kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin. Megjithatë, ai përfundimisht nënshkroi vazhdimin e marrëveshjes me klubin madrilen.

Vinicius dëshiron që Endrik dhe Estevao të kenë kohë të rriten me ekipin kombëtar. Pesha e ekipit, sipas tij, duhet të bjerë mbi të dhe mbi lojtarët e tjerë me përvojë. Ndër ta ai përmendi Rafinjën, Markinjos, Gabriel Magaljaesh dhe Bruno Gimaraesh. Braziliani gjithashtu kujtoi se çfarë do të thoshte Karlo Ançeloti për të.

“Fjalët e tij ndryshuan historinë time te Real Madrid dhe në futboll”, tha ai për trajnerin që tani e drejton në ekipin kombëtar. Vinicius tha se ishte i lumtur të mësonte se italiani do të merrte drejtimin e Brazilit. Me dy golat kundër Japonisë, tani ka dhjetë me Ançelotin në pankinë.

 

Goli i fundit i Vinicius për Madridin daton më 26 gusht 2026, në fitoren 4-1 kundër Real Sociedad. Atë natë ai gjithashtu dha një asist. Që atëherë, 80 ditë dhe dhjetë ndeshje të tij me klubin e bardhë kanë kaluar pa shënuar më.

Sipas Transfermarkt, rekordi i tij është një gol dhe tre asistime në 12 ndeshje dhe 882 minuta mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

I gjithë prodhimi i tyre ofensiv është i përqendruar në kampionatin e ligës. Në Evropë ai ka luajtur katër ndeshje pa shënuar apo asistuar. Pezullimi e la jashtë katër ndeshjeve të fundit të ligës, përfshirë “El Clasico”.

Paraqitja e tij e fundit me Madridin ishte më 4 nëntor kundër AEK të Athinës, në Ligën e Kampionëve. Dhjetë ditë më vonë, me Ançelottin në stol në Brazil, ai shënoi dyfishin e golave që ka shënuar me klubin gjatë gjithë sezonit në një pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat