Sulmuesi spanjoll ka lënë pas dëmtimin

Futboll

Sulmuesi spanjoll ka lënë pas dëmtimin

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 20:38
Futbollisti Dani Olmo

Hansi Flick merr një lajm mjaft pozitiv në prag të ndeshjeve të ardhshme të Barcelonës.

Pas rikthimit të Frenki de Jong dhe Pau Kubarsit nga angazhimet me kombëtaret, tekniku gjerman mund të buzëqeshë edhe për një tjetër futbollist të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Dani Olmon, i cili është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Sulmuesi spanjoll ka lënë pas dëmtimin që pësoi në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.

Rikuperimi i tij ka ecur shumë mirë dhe më shpejt nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Olmo ka ndjerë përmirësime të dukshme gjatë ditëve të fundit, duke përshpejtuar procesin e rikthimit.

Tashmë, futbollisti ka marrë pjesë në seancën stërvitore të së hënës me shokët e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat