Momenti më interesant i ndeshjes ka qenë në minutën e 26-të.
Kreshnik Hajrizi as që kishte nevojë të vepronte në këtë mënyrë, por ky veprim i tij e la Kosovën me një lojtar më pak për 64 minuta.
Siç shihet në foto, ky është momenti kur Kreshnik Hajrizi e ndali topin me dorë, në stilin e portierit, dhe u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 26-të.
Kosova pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Republika e Irlandës dhe për një fije floku shpëtoi nga rënia në Ligën C, duke mbetur në Ligën B.