Conte paralajmëron një rikthim spektakolar

Futboll

Conte paralajmëron një rikthim spektakolar

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 17:23
Trajneri Antonio Conte

Antonio Conte ka rihapur mundësinë e një rikthimi te Juventusi.

Trajneri italian, i cili aktualisht është pa skuadër pas largimit nga Napoli, ka folur për këtë mundësi në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, duke lënë të kuptohet se historia e tij me klubin torinez nuk ka përfunduar.

Një kapitull që duhet mbyllur

“Ekziston një rreth që herët a vonë duhet të mbyllet”, deklaroi Conte.

Fjalët e tij sugjerojnë se ai ende ndien se historia me Juventusin nuk ka marrë fund dhe se dëshiron një rikthim me një përfundim më të lumtur.

Mundësitë e humbura në të kaluarën

Conte kujtoi disa raste kur mund të ishte bërë trajner i Juventusit.

Në vitin 2009, ai refuzoi klubin për shkak të mosmarrëveshjeve taktike lidhur me futbollistin Diego.

“Unë mund të bëhesha trajner i Juves që në vitin 2009, por ata transferuan Diegon, megjithëse e dinin mirë se unë do të luaja me skemën 4-2-4.
Më thanë se Diego dëshironte të luante në skemën 4-3-1-2. Çdo trajner tjetër do të pranonte, por unë nuk bëj kompromise. Prandaj i thashë klubit: ‘Nëse një lojtar do të vendosë se si duhet të luajmë, atëherë unë nuk jam trajneri i duhur për ju’.

U largova nga ai takim duke e ditur se nuk do të bëhesha trajner i Juventusit.”

i përmendi edhe dy raste të tjera kur ishte pranë rikthimit.

“Kur Juventusi vendosi të emëronte Sarrin, unë isha pa skuadër, por më pas shkova te Interi. E njëjta gjë ndodhi kur isha sërish i lirë dhe Giuntoli zgjodhi Thiago Mottën. Në atë moment unë mora drejtimin e Napolit.”

Duke pritur momentin e duhur

Conte tha se pret mundësinë e duhur për t'u rikthyer te Juventusi.

“Mbështetësit e Juventusit më takojnë shpesh dhe më pyesin: ‘Kur do të kthehesh?’

Përgjigjja është se do të rikthehem kur të shfaqet mundësia dhe kur të përputhen disa rrethana.”

Ai e përforcoi dëshirën e tij me deklaratën përmbyllëse: “Herët a vonë duhet ta mbyllim atë rreth. Nuk e di nëse do të ndodhë pas një viti, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh, por e di se kam lënë diçka te Juventusi. E di që nuk do të jetë e lehtë, por besoj se herët a vonë ky kapitull duhet të mbyllet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat