Flick nuk do ta kundërshtonte shitjen e francezit

Futboll

Flick nuk do ta kundërshtonte shitjen e francezit

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 19:32
Futbollisti Jules Kounde

Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për mbrojtësin francez, Jules Kounde, në prag të afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit katalunas janë të hapur për shitjen e futbollistit në rast se vjen një ofertë e përshtatshme, ndërsa çmimi i tij është vlerësuar nga 60 deri në 70 milionë euro.

Drejtori sportiv, Deco, është duke punuar për përforcimin e repartit defensiv dhe nuk e përjashton mundësinë e largimit të Koundés, në mënyrë që Barcelona të krijojë hapësirë për ndryshime në këtë repart.

Interesim për francezin kanë shfaqur disa klube të Premierligës, të cilat po e monitorojnë situatën e tij.

Megjithatë, vetë Koundé dëshiron të vazhdojë karrierën në Barcelonë dhe nuk e ka prioritet largimin nga klubi katalunas.

Mbrojtësi do të ishte i gatshëm të shqyrtonte një transferim vetëm nëse trajneri Hansi Flick do t’i komunikonte se nuk bën më pjesë në planet e tij.

Edhe Flick nuk do ta kundërshtonte shitjen e francezit, por vetëm nëse Barcelona arrin fillimisht të sigurojë një zëvendësues të denjë për të.

Kështu, e ardhmja e Koundés mbetet e hapur, me Barcelonën që mund ta lejojë largimin e tij për një ofertë që sillet rreth 60-70 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat