Lojtari i Juventus, Kerim Alajbegoviq, dhuroi një paraqitje pozitive në fitoren 2-1 të Bosnjës kundër Rumanisë në Ligën e Kombeve.
Talenti 19-vjeçar arriti të dhurojë asistin vendimtar për golin e fitores, i cili u shënua nga Bajraktareviq në minutat e fundit të takimit.
Paraqitjet e tij me fanellën e Juventus gjatë këtij sezoni kanë qenë të vazhdueshme, duke regjistruar 14 ndeshje, 2 gola dhe 1 asist në 666 minuta të luajtura.
Këto statistika kanë tërhequr vëmendjen e klubeve angleze, ku orët e fundit raportohet për një interesim konkret nga ana e Chelsea.
Gjatë merkatos së verës, administratori i Juventus, Giovanni Carnevali, konfirmoi se klubi arriti të mposhtë konkurrencën e Arsenal për të siguruar shërbimet e boshnjakut.
Trajneri Luciano Spalletti e ka përdorur kryesisht në krahun e majtë në skemën 4-2-3-1, ndërsa lojtari do të duhet të përshtatet taktikisht nëse skuadra italiane kalon përfundimisht në modulet 3-5-2 ose 3-4-2-1.