Lojtari më i mirë i Shqipërisë, arsyeja pse nuk fituam dot!” Mediumi pranë Real Madrid “magjepset” pas Alain Tahos!
Edhe pse në fushë ishin lojtarë nga ekipe si Barcelona, Real Madrid apo Atletico Madrid, Shqipëria U21 doli e pamposhtur nga miqësorja me Spanjën U21, e mbajtur në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Protagonisti kryesor që rezultoi “mur” për talentet iberikë ishte padyshim portieri Alain Taho. 7 goditje në kuadrat nga Spanja U21, por në asnjë rast topi nuk përfundoi në rrjetë, e gjithë meritë e talentit që luan me Inter U23.
Gjiganti botëror, “Marca”, medium pranë Real Madrid në Spanjë, ka shkruar me superlativa për Tahon:
“Lojtari më i mirë në fushë i Shqipërisë. Është ai përgjegjësi që Spanja nuk e fitoi këtë ndeshje”.
19-vjeçari po demonstron gjithmonë e më shumë besim e garanci në katërkëndësh dhe me këtë ritëm, shumë shpejt ka për të kryer debutimin te Kombëtarja A. Jo vetëm kaq, por klubi i Interit në Itali e shikon si opsion ideal për të mbrojtur kuadratin e zikaltërve pas pak vitesh.