Të premten, Vincent Kompany pritet të rikthehet në stol

Futboll

Të premten, Vincent Kompany pritet të rikthehet në stol

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 11:50
Trajneri Vincent Kompany

Vincent Kompany pritet të rikthehet në stolin e trajnerit të Bayern Munihut, pas mungesës për shkak të problemeve shëndetësore. Ai pritet të jetë sërish në vijën anësore të fushës të premten në mbrëmje, në ndeshjen si vendas kundër 1. FC Köln, në kuadër të Bundesligës.

Klubi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kompanyt në konferencën për media të enjten.

Më 23 tetor, Kompany pati problem  shëndetësor në qendrën stërvitore të klubit bavarez. Gjatë një seance stërvitore me ekipin U23, ai papritur u rrëzua dhe humbi ndjenjat.

Në spital, mjekët i diagnostikuan meningjitin (pezmatimin e cipave të trurit), si dhe një zhvendosje të nyjës së shpatullës, e cila ishte shkaktuar nga rrëzimi dhe kërkonte ndërhyrje kirurgjikale.

Pas gjashtë ditësh qëndrimi në spital, Kompany u lirua

Rikthimi në stërvitje pas tri javësh

Vetëm të hënën e kaluar, Kompany u rikthye për të drejtuar seancën e tij të parë stërvitore pas tri javësh mungesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat