Jamal Musiala është pranë rikthimit në fushë pas lëndimit 

Futboll

Jamal Musiala është pranë rikthimit në fushë pas lëndimit 

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 12:07
Futbollisti Jamal Musiala

Jamal Musiala është pranë rikthimit në fushë pas lëndimit, por pasiguritë rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe formës sportive kanë ngritur dyshime. Drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen, dëshiron që së shpejti të diskutojë të ardhmen e Musialës me familjen dhe menaxhmentin e tij.

Jamal Musiala vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të së ardhmes së tij te Bayern Munihu.
Futbollisti ofensiv, i cili po rikthehet pas tetë javësh mungesë për shkak të lëndimit, do të jetë nën vëzhgim të veçantë.

Pasi presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness (74), së fundmi shprehu dyshime nëse Musiala do të arrijë të rikthehet në nivelin e tij të mëparshëm, tani ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga gazeta e Munihut “Abendzeitung”, Dreesen foli hapur për situatën e futbollistit të Kombëtares së Gjermanisë.

"Me sa di unë, Jamal do të luajë të premten", deklaroi Dreesen, duke iu referuar ndeshjes së Bundesligës kundër 1. FC Köln.

Musiala kishte pësuar një lëndim muskulor në kofshë gjatë muajit shtator, kur ishte i angazhuar me Kombëtaren e Gjermanisë. Që nga ajo kohë, ai ka qenë jashtë fushave.
Paraqitja e ardhshme mund të jetë një hap i rëndësishëm për 23-vjeçarin drejt rikthimit në formën e tij më të mirë.

Megjithatë, pasiguritë vazhdojnë të mbeten.

Dreesen iu referua edhe deklaratave të Hoenessit, i cili rreth dhjetë ditë më parë kishte ngritur shqetësime për problemet shëndetësore të Musialës.

Gjatë verës, Musiala kishte humbur për pak kohë vetëdijen në dy raste gjatë ndeshjeve përgatitore, për shkak të problemeve neurologjike (episode të shkurtra të humbjes së vetëdijes).

Këto raste kishin ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e tij fizike dhe aftësinë për t'i përballuar ngarkesat sportive, shkruan media zvicerane “Blick”.

Gjithashtu, diskutime kanë nxitur edhe paga e tij e pretenduar prej 25 milionë eurosh në vit dhe kontrata që e lidh me Bayernin deri në vitin 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat