Barcelona është përballur me pakënaqësi

Futboll

Barcelona është përballur me pakënaqësi

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 12:37
Raphinha, futbollist i Barcelonës

Barcelona është përballur me pakënaqësi pas vendimit të Brazilit për ta mbajtur Raphinhan në grumbullim, pavarësisht se sulmuesi ishte i pezulluar për miqësoren e dytë ndaj Singaporit.

Raphinha u ndëshkua me karton të kuq në humbjen ndaj Japonisë dhe, në vend që të kthehej më herët në Spanjë për të pushuar, qëndroi me përfaqësuesen braziliane.

Megjithatë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka mohuar se ekziston ndonjë tension mes dy palëve. “Kemi folur me Federatën Braziliane.

Kam marrëdhënie shumë të mira me drejtorin e tyre sportiv dhe e kemi diskutuar këtë çështje. Ai ka vazhduar të stërvitet rregullisht dhe nuk ka asnjë problem”, deklaroi Deco për Catalunya Ràdio. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat