Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kombeve në futboll, ku futbollisti shqiptar Brajan Gruda, së bashku me Gjermaninë, do të përballet me Belgjikën.
Shorti ka përcaktuar disa përballje interesante mes kombëtareve të mëdha evropiane, ndërsa Gjermania synon të sigurojë një vend në gjysmëfinale dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut.
Gruda ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në fanellën e Gjermanisë, duke realizuar dy gola dhe duke regjistruar dy asistime.
Ai shënoi në Beograd kundër Serbisë, në fitoren 3:1 të gjermanëve, ndërsa në Berlin shënoi dhe asistoi në triumfin bindës 5:0 ndaj Holandës.
Paraqitjet e tij kanë shtuar interesimin rreth talentit shqiptar, i cili po synon të lërë gjurmë në futbollin ndërkombëtar.
"Katër ditë pas fitores së thellë kundër Holandës, tashmë është përcaktuar kundërshtari i Gjermanisë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Gjermanisë do të përballet me Belgjikën në muajin mars të vitit 2027", shkruan media gjermane "Kicker".
“Pasi përfunduan në vendin e dytë në një grup mjaft të fortë, ku bënin pjesë edhe Franca dhe Italia, futbollistët e drejtuar nga Mark van Bommel tashmë e kanë të qartë sfidën e radhës.
Belgjika do të përballet me Gjermaninë në muajin mars 2027.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Belgjikë, ndërsa tri ditë më vonë do të luhet takimi i kthimit në Gjermani”, shkruan media belge “Lesoir”.
Çerekfinalet do të zhvillohen me nga dy ndeshje, vajtje dhe kthim, në periudhën nga 25 deri më 30 mars 2027.
Fituesi Spanjë–Francë përballet me fituesin Holandë–Portugali.
Fituesi Norvegji–Angli përballet me fituesin Belgjikë–Gjermani.
Katër fituesit e çerekfinaleve do të sigurojnë biletën për në Final Four, që do të zhvillohet nga 9 deri më 13 qershor.
Çerekfinalet
Spanja - Franca
Holanda - Portugalia
Norvegjia - Anglia
Belgjika - Gjermania
Për të siguruar një vend në Ligën A
Bosnja - Danimarka
Hungaria - Serbia
Republika e Irlandës - Kroacia
Sllovenia – Uellsi
Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Qipros në një përballje me dy ndeshje, me synimin për të siguruar qëndrimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Për të siguruar një vend në Ligën B
Qipro – Maqedonia e Veriut
Ishujt Faroe - Gjeorgjia
Estonia - Rumania
Bjellorusia - Izraeli