Renaldo Kalari i rezervuar për arbitrimin

Futboll

Renaldo Kalari i rezervuar për arbitrimin

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 21:59
Renaldo Kalari - djathtas

Dinamo nuk po gjen dot veten në Superiore në javët e fundit. Humbja përballë Partizanit ishte goditja e radhës që morën dinamovitët, ku pësuan 4 gola, edhe pse patën shumë raste për t'u futur në lojë.

Shpjegim për çfarë ndodhi në këtë takim dhe çfarë po ndodh me Dinamon, e jep zëvendëstrajneri, Renaldo Kalari. 

“Çfarë po ndodh me Dinamon, pse gjithë ky nervozizëm? Normalisht kur nuk shënon, edhe rastet vijojnë të shpërdorohen. Nuk do ta quaja nervozizëm erdhi nga diçka tjetër.

Por ishim përgatitur për të luajtur në atë mënyrë. Me kalimin e minutave ndryshuam dhe dolëm në manovër tjetër, edhe në fazën e sulmit. Ishim ne ata që kontrolluam ndeshjen përgjatë një minutazhi të madh. 

Vazhdojmë të shpërdorojmë, futbolli ka dhe anën psikologjike.

Ndikon edhe pak tek lojtarët, nuk i shfrytëzon rastet që duhen. Nuk di ta them, por në inferioritet numerik.

Ai kartoni i dytë i kapitenit, ndryshoi shumë sa i përket ekuilibrat. Ishte një dyluftim që mu duk i lehtë, kishim tre lojtarë prapa. Nuk dua ta diskutoj. Ajo ishte pjesa tjetër që në inferioritet u bë e vështirë. U bë më e vështirë sepse kundërshtari realizoi golin e dytë.

E kishit përgatitur që topi të lëvizte ngadalë apo më shpejt? U prezantuam ndryshe në fillim, duke parë më pas edhe manovrën e kundërshtarit. Me një presing me 4-4-2.

Duhet ta kishim lëvizur më shpejt topin. Edhe mes linjave, duhet të ishim më agresiv në lëvizje. Edhe para portës, kishim raste. Në vijën e përgjithshme u interpretua mirë në pjesën e parë. E kishim rastin për ta barazuar ndeshjen dhe nuk i shfrytëzuam”, tha Kalari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat