Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi, kësaj radhe nga Nottingham Foresti

Futboll

Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi, kësaj radhe nga Nottingham Foresti

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 22:59
Morgan Gibbs-White feston golin

Nottingham Foresti është në festë, pasi ka mposhtur me rezultat 3:2 Chelsean, në takimin e javës së 12-të të Premierligës.

Chelsea i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso vazhdon krizën e rezultateve, duke pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Në minutën e 5-të, Nottingham Foresti kaloi në epërsi! Igor Jesus shënoi me një goditje fantastike në këndin e sipërm të majtë, pas një pasimi të shkëlqyer në ajër nga Daniel Munoz, i cili e gjeti brenda zonës së rreptësisë. Rezultati 1:0!

Në minutën e 51-të, Morgan Gibbs-White dyfishoi epërsinë e Nottinghamit nga pika e bardhë! Ai u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë, për rezultatin 2:0!

Në minutën e 54-t, Chelsea ngushtoi epërsinë në 2:1! Emmanuel Emegha u gjend në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të përfituar nga topi i kthyer brenda zonës së rreptësisë. Ai goditi fuqishëm dhe e dërgoi topin ulët, pranë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 72-të, Morgan Gibbs-White shënoi sërish për Nottinghamin!

Ai pranoi një pasim brenda zonës së rreptësisë dhe, duke vërejtur se Emiliano Martínez kishte dalë nga porta, e paraboloi me mjeshtëri. 

Në minutën e 89-të, Chelsea shënoi përsëri! Emmanuel Emegha kërceu në zonë pas një krosimi të Pedro Netos dhe goditi saktë me kokë, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë. Chelsea ngushtoi rezultatin në 3:2, por nuk arriti të shmangte humbjen.

Pas javës së 12-të të Premierligës, Chelsea renditet në vendin e tetë me 16 pikë, ndërsa Nottingham Foresti ngjitet në vendin e 14-të me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat