Dinamo bie në shtëpi, duke marrë humbjen e tretë radhazi në derbin e qytetit ndaj Partizanit.
Sfida e zhvilluar në kuadër të javës së 13-të në Superiore, përfundoi 1:4 në favor të të kuqve.
Pas duelit, foli për mediat, drejtori sportiv i dinamovitëve, Luan Pinari.
"Prisnim diçka tjetër sot dhe rrodhi tjetër.
Çfarë ndryshoi?
Sot ne i bëmë të dyja, gjërat e mira dhe të këqija. Të këqija që i dhuruam kundërshtarit. Por edhe bëmë mirë. Më shumë ishte ajo jo qetësia e duhur përballë portës sesa merita e kundërshtarit. Edhe elementët që duhet t’i zgjidhim më mirë.
Tek kryesori pas vërshëllimës së arbitri? Aty është nxituar gjyqtari, kur është topi i diskutueshëm dhe më pas mund ta nisi lojën.
Momenti i 11-shit të parë. Nuk e di a ka bojë në VAR, për vizat e pozicionit jashtë loje. Nuk ka patur kontakt mes portierit.
Arbitri nuk denjoi as ta shihte në VAR. Tek Ismaili,
Fjalor banal drejt lojtarëve tanë, ishte e papranueshme. Por ky gjyqtar nuk mu duk i denjë për derbin. Këto dy skuadra nuk e meritonin këtë gjyqtar që ishte sot.
Terreni nuk na lejoi të luanim shpejt. Ishte i rënduar dhe nuk ishte qarkullimi i shpejtë, përpos kundërshtarit që luante me kundërsulme.
Krijoni jashtëzakonisht shumë dhe nuk finalizoni. A mos i krijoni alibi dhe futbollistëve?
Ne po e vuajmë shënimin e golit, kemi patur raste. Qetësia luan rol të rëndësishëm. Prandaj i preka këto gjëra që kemi dhe ne gabimet tona. Nuk do të ketë alibi dhe t’ia hedhim fajin gjyqtarëve. Nuk po kërkojmë alibi për të shfajësuar veten.
Nuk po merrem direkt me problematikat. E dimë mjaft mirë dhe secili ka marrë përgjegjësitë e veta. Vërtetë bëjmë futboll të bukur, por kur na jepet mundësia nuk shënojmë. Mund të them që është Jo momenti i skuadrës, ka momente kur me gjysmë rasti shënon dhe ka dhe shumë raste dhe nuk shënon.
Në 8 ndeshje me rezultate pa fitore, si është situata në klub? Deklarata e presidentit që fajësoi të gjithë, si e komenton? Unë e mendoj që e kuptojmë që sjemi në moment të mirë. Edhe presidenti kërkoi të shkundë lojtarët me atë deklaratë. U bë kohë që spo marrim rezultate, por ne jemi ata që e kemi ngritur Dinamon. Ky grup lojtarësh dhe presidenti kemi dhënë fjalën. Shumë shpejt do të kthehemi.
Ju mungon një golashënues, tipik 9-sh? Sigurisht që na mungon. Në janar do të bëjmë me këta që kemi. Kur nuk shënon bie barra te sulmuesi”, tha Pinari..