​Ngjarjet e datës 9 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 9 dhjetor

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 00:04
Kuvendi i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:45)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet Konferenca shkencore “BRIDGE 2022”, organizuar nga Universiteti i Evropës Jug-Lindore në Tetovë, Universiteti Pamukkale - Turqi, ITP-Prizren dhe DokuFest. (Hapësirat e Parkut të Trajnimit dhe Inovacionit ITP – Prizren, ora 10:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu takim me studentët e Universitetit AAB për të bashkëbiseduar për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (AAB, ora 10:30)

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe disa shkolla të Prishtinës mbajnë protestë për rritjen e pagave. (Para komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Mbahet punëtori për aktivizëm. (Hapësira për Aktivizëm në Zyrat e YIHR KS, ora 12:00)

Shënohen 16 Ditët e Aktivizmit- Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

Mbahet Kuvendi i XVIII zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK) organizuar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC). (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selinë qendrore e LDK-së, ora 13:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 13:30)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në tryezën me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restoranti "Va Piano", ora 15:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen "Zgjoi". (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:00)

Me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish-të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

Darka zyrtare – Festimi i përvjetorit të KOK-ut. (Hotel “Emerald”, ora 20:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat