Komuna e Vitisë bën thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore

Kosova

Komuna e Vitisë bën thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 16:22
Komuna e Vitisë bën thirrje për angazhim të përbashkët në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjen e viktimave.

Komuna e Vitisë ka theksuar rëndësinë e parandalimit të dhunës me bazë gjinore, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët institucional dhe shoqëror në mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e të drejtave të tyre.

Në një mesazh të publikuar, Komuna e Vitisë ka vënë në pah se çdo formë e dhunës cenon dinjitetin, të drejtat dhe sigurinë e individit, prandaj kërkon angazhim të vazhdueshëm në ndërgjegjësim, parandalim dhe reagim institucional.

Sipas komunës, mbrojtja e viktimave duhet të përfshijë siguri, mbështetje psikosociale, ndihmë juridike dhe qasje në shërbimet e nevojshme.

Po ashtu, është theksuar rëndësia e riintegrimit të viktimave përmes fuqizimit ekonomik, arsimimit, punësimit dhe krijimit të mundësive për një jetë të pavarur dhe pa dhunë.

Komuna e Vitisë ka vlerësuar se vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, politikave efektive dhe një shoqërie që nuk toleron dhunën mund të ndërtohet një mjedis i sigurt dhe i barabartë për të gjithë.

“Zero tolerancë ndaj dhunës – mbrojtje, drejtësi dhe dinjitet për çdo viktimë”, thuhet në mesazhin e komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat