Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën Rakosh–Cërkolez në komunën e Istogut po shkojnë drejt përfundimit.
Projekti përfshin 9.9 kilometra rrugë dhe ka një vlerë prej 1 milion e 732 mijë e 359 eurosh.
Basha ka theksuar se gjatë gjithë procesit, ministria është angazhuar për zgjidhjen e pengesave të paraqitura gjatë punimeve, duke ndihmuar në përshpejtimin e realizimit të projektit.
Me përfundimin e punimeve, banorët e Rakoshit, Cërkolezit dhe zonave përreth do të kenë kushte më të mira për lëvizje të përditshme dhe qarkullim më të sigurt, si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për këmbësorët.