Ndihmon personat me nevoja të veçanta në Viti

Kosova

Ndihmon personat me nevoja të veçanta në Viti

Më: 7 mars 2016 Në ora: 14:51

Organizata Fëmijët e Hendikepuar të Kosovës ndihmojnë të tjerët (FHDK) në prani të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe në bashkëpunim me donatorët vitias si Nexhmedin dhe Gafurr Haliti kanë bërë sot në Viti shpërndarjen e karrocave dhe mjetet tjera mbështetëse për personat me aftësi të veçanta.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash falënderoj donatorët e këtij projekti për ndihmën e tyre që i bënë për personat me nevoja të veçanta duke theksuar se projektet e tilla janë gjithmonë të mirëpritur me qëllim të përkrahjes kësaj kategorie.

“Në veçanti e falënderoj shoqatën e fëmijëve të hendikepuar nga mërgata konkretisht Xhevdet Gashi dhe Nexhmedin Halitin që në të vërtetë kanë kontribuar e sidomos për projektin e ditës së sotme ku i kanë gëzuar të gjithë të hendikepuar të komunës sonë", shpreh Haliti.

Kryetari Haliti tha se donacionet e tilla në një cilësi aq të madhe janë shumë të rralla por edhe shumë të nevojshme pasi që Institucionet Komunale ballafaqohen me këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë. Ndërsa Xhevdet Gashi nga FHDK tha se kjo shoqatë ka filluar veprimtarinë e saj me nismën e vajzës së saj Nora.

“Me iniciativën e vajzës sime Nora, kemi filluar të zbulojmë rastet e fëmijëve të hendikepuara të cilat nuk kanë karroca dhe mjete lëvizëse", u shpreh Gashi. Ai tha se ky organizim është bërë i mundur falë ndihmës së vëllezërve vitias, Nexhmedin dhe Gafurr Haliti të cilët kanë bartura shpenzimet e transportit të këtij donacioni që kryesisht vijnë nga shtetet perëndimore. Ai bëri me dije se akoma ka familje të cilat i mbajnë të fshehur rastet e fëmijëve të hendikepuar duke dhënë një mesazh për prindërit.

“Ndodh që fëmijët mbyllën qysh në moshën 5- 10 vjet, me qëllim që të mos shihen nga askush, por kjo kohë ka mbaruar. Çdo krijesë, çdo njeri e ka të drejtën e garantuar nga konventat ndërkombëtare të Gjenevës për lëvizjen e lirë dhe ka të drejtë të shoh diellin me sy.” U shpreh Gashi.

Ai po ashtu tha se bashku me donatorin Nexhmedin Halitin do të vazhdojnë të përkrahin personat me nevoja të veçanta në këtë komunë, duke theksuar se ka mbetur i kënaqur me bashkëpunimin me Vitiasit në veçanti edhe me Kryetarin e kësaj komune, Sokol Halitin. Ndërkaq Kryetari Haliti ka ndarë nga një falënderim për shoqatën në fjalë por edhe për donatorët. Përndryshe ky projekt është përkrahur edhe nga komuna e Vitisë, konkretisht nga Qendra Kryesore për Mjekësi Familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat