Server: Nuk jam optimist se Serbia e Kosova së shpejti arrijnë marrëveshjen përfundimtare

Lajme

Server: Nuk jam optimist se Serbia e Kosova së shpejti arrijnë marrëveshjen përfundimtare

Nga: F.B Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:32
Daniel Server

Hapi kryesor i administratës së re të Biden do të jetë përmirësimi i raporteve me aleatët tradicional, kur flitet për Ballkan, administrata i rikthehet politikës tradicionale të mbështetjes së integritetit dhe sovranitetit territorial përfshirë Kosovën, Serbinë dhe BeH, d.m.th. injorim i hapave të administratës Trump konsideron Daniel Server ekspert dhe profesor i Universitetit “Xhon Hopkins” për Zërin e Amerikës, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Biden mbetet te ideja se raportet mes Kosovës edhe Serbisë duhen normalizuar, mbase mund të punoj në normalizimin ekonomik në kuadër të marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë.

“Ka shumë punë sipas odave ekonomike të Kosovës edhe Serbisë , duhet hiqen barrierat doganore dhe forcohet normalizimi ekonomik, që do thotë nuk do injorohet gjithçka çka u bë. Në planin politik Biden do mbështes sovranitetin dhe integritetin e të gjitha shteteve dhe ambiciet për bashkëngjit në NATO dhe BE” tha Server.

Ai nënvizoi se të gjitha vendet e Ballkanit janë të përkushtuara për iniciativën e Shengenit të vogël që është avancim i CEFTA-së.

“Mendoj se Kosova dhe Serbia më lehtë arrijnë normalizimin ekonomik nëse këtë e bëjnë të gjitha vendet e Ballkanit, ashtu që marrëveshjet të mos bazohen në baza bilaterale, por do ketë ndikim në arritjen e marrëveshjes politike mes Kosovës edhe Serbisë të bazuar në sovranitet dhe integritet të dy shteteve.

Nuk jam i sigurt se kjo mund të arrihet , sepse Vuçiq ka thënë se nuk do të jetë presidenti i Serbisë që njeh Kosovën shtet dhe sovran e kjo pikërisht është e nevojshme për normalizim të raporteve. Nëse ai nuk është i gatshëm për këtë kjo do shtyhet që do të has në zhgënjim të palës nga Kosova që duan normalizimin e këtillë. Edhe këtu vlen rregulla – nëse doni marrëveshje duhet ta hiqni atë që është i keq” tha ai.

Vetëm bashkëpunimi i afërt mes ShBA dhe BE mund të jetë mënyra e vetme e ecjes në atë drejtim. “A do ketë marrëveshje? Nuk dihet, por është rruga e vetme për marrëveshje. Lajçak edhe Borel ishin gati të bashkëpunojnë me ShBA por ajo (Shtëpia e Bardhë) nuk ishte e gatshme të bashkëpunoj me BE, për dallim nga kjo Biden e sheh bashkëpunimin si përparësi.

Diplomati amerikan tha se nuk është optimist se marrëveshja mund të arrihet për pak muaj, pasi administrata nuk mund formohet para pranverës –posaçërisht pas shtyrjes së tranzicionit. Prandaj mendoj se duhet më shumë kohë dhe është e nevojshme arritje e marrëveshjes së mirë, gjë që tash ndoshta ende nuk është e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat